Barcelona pritet të marrë një sulmues të ri në janar.
Bëhet fjalë për Vitor Roque (18-vjeçar), i cili vjen nga klubi brazilian Atlético Paranaense. Ky transferim ishte rënë dakord tashmë verën e kaluar dhe përfundimisht pritet të realizohet në fillim të janarit. Fabrizio Romano njoftoi sot detajet e gjithë marrëveshjes.
Barcelona do të paguajë 30 milionë euro dëmshpërblim për Roquen, me shtesa prej 26 milionë eurosh. Këto bonuse mund të realizohen në varësi të performancës së lojtarit, si dhe performancës së klubit. Brazilianët do të fitojnë pesë milionë euro nëse Roque me fanellën e Barcelonës është në mesin e tre më të mirëve në përzgjedhjen e Topit të Artë. Kontrata është nënshkruar për tetë vjet, dhe klauzola e largimit është caktuar 500 milionë euro.
Roque ka luajtur 45 ndeshje në të gjitha garat për Atleticon këtë sezon. Ai shënoi 21 gola dhe asistoi tetë herë. Ai ka debutuar me kombëtaren e seniorëve të Brazilit, ndërsa së shpejti do të bëhet pjesë e skuadrës së Xavi-t dhe pritet që së shpejti të debutojë, transmeton Fol Drejt.