Brazili është ende në kërkim të një trajneri pas largimit të Tites, i cili u eliminua nga Kroacia në çerekfinale të Botërorit të Katarit.
Kandidati i parë për brazilianët është Carlo Ancelotti, por italiani ka ende kontratë me Real Madridin, ndaj ky operacion është mjaft i vështirë. Andaj brazilianët po i drejtohen emrave të tjerë dhe Bild raporton se një nga kandidatët kryesorë është 63-vjeçari Joachim Low.
Ai drejtoi Gjermaninë për 15 vjet dhe në vitin 2014 u bë kampion bote në Kupën e Botës braziliane. Kujtojmë se Gjermania në gjysmëfinale mposhti Brazilin me rezultat të thellë 7:1 dhe më pas në finale e mundi Argjentinën. Low është i papunë që nga qershori i vitit 2021, kur u eliminua nga Anglia në fazën e 16-të të Kampionatit Evropian me kombëtaren gjermane, transmeton Fol Drejt.