Ministri i Ambientit në Brazil Ricardo Salles ka thënë se këtij shteti i duhet ndihmë e jashtme në vlerë të 10 miliardë dollarëve në vit, në mënyrë që të arrijë në emetime zero të karbonit deri më 2050.
Sipas një plani të tillë, Brazili do të mund të arrinte te kjo figurë simbolike, 10 vjet më herët sesa ishte planifikuar.
Këto deklarata janë bërë pak para nisjes së samitit për klimën, që mbahet javën e ardhshme dhe drejtohet nga presidenti amerikan Joe Biden.
Politikat për ambient të Brazilit kanë nxitur kritika të mëdha prej kur presidenti Jair Bolsonaro ka nisur të udhëheqë këtë vend dy vjet më parë.
Ai ka inkurajuar aktivitete bujqësore dhe ato të minierave në rajonin e Amazonës.