Një palestinez u vra dhe tre të tjerë u plagosën gjatë bastisjeve të ushtarëve izraelitë në veri të Bregun Perëndimor të pushtuar.
Sipas AA, agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se ushtria izraelite në mëngjes kreu bastisje në një kamp refugjatësh në Jenin, në veri të Bregut Perëndimor dhe zonave përreth.
Palestinezi Ahmed Muhammad (21) nga Burkinabi u vra në bastisje dhe tre persona të tjerë u plagosën nga municionet e vërteta, transmeton Fol Drejt.
Lëvizja Palestineze e Rezistencës Xhihadi Islam tha se palestinezi i vrarë në Jenin ishte pjesëtar i tyre.
Ushtria izraelite në deklaratën e saj tha se gjatë bastisjes ka pasur përleshje në Jenin dhe se 12 persona janë arrestuar.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se ishte lëshuar një urdhër për rrënimin e shtëpisë së familjes së palestinezit Raid Hazim, i cili u vra pas kryerjes së sulmit në Tel Aviv më 7 prill, në të cilin u vranë tre izraelitë.
Gjatë Ramazanit, muajit të agjërimit musliman, pati tensione të shtuara mes Izraelit dhe Palestinës. Në katër sulme të kryera në Izrael u vranë 14 izraelitë.
Të paktën 24 palestinezë, duke përfshirë katër të mitur, u vranë gjatë bastisjeve ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor në muajin prill, në trazirat që pasuan.