Trupat izraelite vranë tre palestinezë të armatosur mëngjesin e sotëm, të cilët sulmuan një pozicion të ushtrisë në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi ushtria izraelite.
Në deklaratë thuhet se i armatosuri i katërt u arrestua pasi u dorëzua, raportoi Reuters.
Palestinezët nuk e komentuan menjëherë incidentin, i cili ndodhi pranë qytetit të Nablus, në pjesën veriore të Bregut Perëndimor./FolDrejt/