Në Britani të Madhe, numri i rasteve nga coronavirusi brenda një dite është rritur për 34, ndërsa numri i përgjithshëm i raportuar është 85.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Departamenti i Shëndetit ka deklaruar se shifrat përfshinin 32 pacientë nga Anglia.
“Tre pacientë kontraktuan virusin në Britani të Madhe, dhe ende nuk dihet nëse e morën atë direkt nga një individ apo nga dikush që ishte kthyer kohët e fundit nga jashtë, megjithatë kjo është duke u hetuar dhe gjurmimet e kontakteve të tyre kanë filluar”, kanë thënë përgjegjësit nga Departamenti i Shëndetësisë.
“Numri i rasteve të konfirmuara në Angli është 80, ndërsa numri i përgjithshëm në Britani të Madhe është 85”, kanë thënë ndër tjerash.