Tyler Perry ka zbuluar pamje nga rezidenca e Harryt dhe Meghan në Beverly Hills.
Ata mund ta kenë braktisur Mbretërinë e Bashkuar për LA, por fansat e Princit Harry dhe Meghan Markle mund të marrin akoma një vështrim në jetën e re të çiftit në shtëpinë e Hollywood-it prej 18 milionë dollarëshe ku ata po qëndrojnë dhe kjo falë Tyler Perryt në Instagram, shkruan DailyMail.
Përmes Instagramit, ai tregoi rezidencën me tetë dhoma gjumi dhe 12 banjo, që gjendet në majë të një kodre në Beverly Ridge Estates dhe ka 22 hektarë.
Në ato imazhe, shihet shtëpia me banjë luksoze, kuzhinë të madhe prej mermerit dhe hapësirë e mjaftueshme për Archie.
Disa prej këtyre fotografive janë realizuar në vitin 2012, 2013 e 2014.
Nuk dihet nëse Harry, 35 vjeçe dhe Meghan, 38 vjeç, po marrin me qira pronën e Tylerit ose do të qëndrojnë atje si mysafirë, por nuk ka asnjë të dhënë për rezidencën që ishte shitur.