Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme të Milot. Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi janë qëlluar me breshëri automatiku. Ata janë sjellë në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Gazetari Gjergji Figuri raporton nga vendngjarja se nuk dihet kush ishte objektivi i autorëve, ndërkohë që bëhet fjalë për një atentat ndaj tyre.
Ibrahimi dhe Preçi janë emra të njohur për policinë. Ata janë përballur me atentate edhe në të kaluarën dhe kanë mundur të shpëtojnë.
Pas atentatit, dyshohet se autorët janë larguar drejt Laçit. Ndërkaq, policia ka ngritur postblloqe. Kontrolle po kryhen edhe në Kurbin, pasi ka dyshime se autorët të jenë nga kjo zonë. /abcnews.al/