Universitetet prestigjioze britanike të Oksfordit dhe Kembrixhit, të cilët më parë merrnin miliona euro në vit nga fondet evropiane, tashmë kanë probleme me financimin dhe ekspertë dhe studentë nga Evropa po largohen prej tyre.
Të dhënat e fundit të Komisionit Evropian tregojnë se Kembrixhi, i cili më parë ka marrë 483 milionë euro në shtatë vjet nga fondi evropian Horizon Europe 2020, nuk ka marrë asnjë euro në dy vitet e programit të ri Horizon.
Oxford, i cili më parë ka marrë 523 milionë euro nga programi Horizon, ka marrë vetëm dy milionë euro nga programi i ri Horizon në dy vjet, raporton Guardian, transmeton Fol Drejt.