Në Qendrën e Skijimit në Brezovicë ka ndodhur një rrahje, ku dy meshkuj kosovarë janë sulmuar nga disa të tjerë.
Si pasojë e lëndimeve nga sulmi, dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është në hetim e sipër, përcjell Fol Drejt.
“Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar fizikisht nga disa persona. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.