Heroi i fundjavës së Arsenalit, Reiss Nelson, është lidhur me lëvizjet në ekipin tjetër të Premierligës, Brighton dhe skuadrën franceze Nice, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Nelson i rritur në Arsenal ka shënuar tre gola dhe dy asistime në vetëm tre paraqitje në Premier League këtë sezon, duke përfshirë golin fitues të së shtunës kundër Bournemouth.
West Ham mendohej se ishte i interesuar për sulmuesin anësor në të kaluarën.
Dhe tani një raport i CBS thotë se Brighton dhe klubi i Ligue 1 Nice, të cilët të dy janë ende në garë për një vend evropian në ligat e tyre përkatëse, po mendojnë të bëjnë një tentim këtë verë. /FolDrejt/