Brighton e ka identifikuar Mohammed Kudus të Ajax-it si objektivin kryesor të transferimeve këtë verë, sipas Fabrizio Romano, përcjell Fol Drejt.
Romano shprehet se ndërkohë që nuk ka nisur asnjë bisedë mes palës angleze dhe Ajaxit, Brighton e pëlqen lojtarin dhe interesimi është ‘konkret’.
Ganezi shënoi 18 gola në të gjitha garat për skuadrën holandeze në sezonin 2022-2023. /FolDrejt/