Brighton ka pohuar se nuk do të shesë mesfushorin argjentinas fitues të Kupës së Botës, Alexis Mac Allister, në afatin kalimtar të ardhshëm, pavarësisht interesimit nga shumë klube, përfshirë Arsenalin, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Sipas raportit, Brighton aktualisht po kërkon të zgjasë kontratën e mesfushorit dhe nuk është i interesuar për ndonjë ofertë pa marrë parasysh se cili është çmimi. /FolDrejt/