Brighton pret që Moises Caicedo të jetë ende në klub kur të mbyllet dritarja e transferimeve më 1 shtator, shkruan BBC Sport, transmeton Fol Drejt.
Mesfushori ka qenë subjekt i një sërë ofertash nga Chelsea pas interesimit të Arsenalit në janar.
Asnjë klub nuk e ka arritur vlerësimin e Brighton deri më tani dhe ata nuk presin që kjo situatë të ndryshojë këtë verë.
Brighton janë të bindur se nuk duan të shesin reprezentuesin ekuadorit, Caicedo, 21 vjeç, dhe nuk kanë nevojë ta shesin pas largimit të Alexis Mac Allister për Liverpool.
Caicedo është bërë i vetëdijshëm për këtë qëndrim dhe Brighton nuk beson se do të jetë një çështje.