Në Britani janë arrestuan dy të rinj në lidhje me marrjen peng të 4 personave në një sinagogë në shtetin Teksas të SHBA-së më 15 janar, transmeton Fol Drejt.
Sipas lajmit të BBC-së, policia britanike e cila mbështet hetimet në SHBA njoftoi se dy të rinj janë ndaluar mbrëmë në Manchester në lidhje me incidentin e pengjeve në Teksas.
Nuk është dhënë informacion për moshën dhe gjininë e personave në fjalë, shkruan AA.
Në një postim në faqen e Facebookut të Komunitetit Musliman të Blackburn-it, vëllai i Malik Faisal Akram, i cili kreu sulmin, u kërkoi falje viktimave të incidentit, duke deklaruar se vëllai i tij kishte probleme me shëndetin mendor.
Kriza e pengjeve në Teksas
Të shtunën, më 15 janar, një person i armatosur mori peng 4 persona në një sinagogë në Colleyville, Teksas. Njëri nga pengjet u lirua pas 7 orëve ndërsa 3 tjerë pas 11 orëve.
Detajet se kush e vrau sulmuesin nuk u publikuan.
Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI) njoftoi se sulmuesi, i cili u gjet i vdekur, ishte shtetasi britanik 44-vjeçar, Malik Faisal Ekrem.