Qindra mijëra gra shtatzëna në Mbretërinë e Bashkuar u është dhënë drita jeshile për të marrë një vaksinë anti-Covid.
Atyre do t’u ofrohen vaksinat Pfizer dhe Moderna bazuar në moshën e tyre dhe rrezikun klinik pasi të dhënat nga SHB treguan se rreth 90,000 gra shtatzëna ishin vaksinuar dhe nuk kishin shfaqur asnjë shqetësim, tha Komiteti i Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI ).
Gratë shtatzëna, të cilave më parë u ishte këshilluar të mos merrnin vaksinën për shkak të mungesës së të dhënave për efektet anësorë, do të jenë në gjendje ta bëjnë atë në çdo fazë.