Qeveria britanike njoftoi sot detajet e një ligji të ri që ndalon azilkërkuesit të hyjnë në vend duke përdorur varka të vogla.
Sipas Reuters, sipas ligjit të ri, kushdo që arrin me varka të vogla nuk do të mund të kërkojë azil dhe do të deportohet në të ashtuquajturat vende të treta.
Kjo masë u dënua nga disa organizata humanitare që ndihmojnë refugjatët, me argumentin se mund të kriminalizojë mijëra refugjatë, transmeton Fol Drejt.