Policia britanike ka arrestuar liderin e grupit antimonarkist Republic, Graham Smith, përpara kurorëzimit të sotëm të mbretit Charles III, tha zëdhënësi i grupit.
Policia nuk e konfirmoi arrestimin, duke thënë se nuk po i përmendte menjëherë emrat e të arrestuarve, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Një video e postuar në Twitter tregon Smithin të ulur në tokë i rrethuar nga një grup oficerësh policie./FolDrejt/