Britania nuk dëshiron të shohë asgjë më pak se një “tërheqje të plotë” të forcave ruse nga territori ukrainas dhe do ta gjykojë Rusinë nga veprimet e saj dhe jo nga fjalët, tha të martën zëdhënësi i kryeministrit Boris Johnson.
Më herët të martën, Moska tha se do të “ulë në mënyrë drastike aktivitetin ushtarak” në dy fronte – Kiev dhe Chernihiv.
Qeveria britanike pranoi se ka pasur një reduktim të bombardimeve ruse rreth Kievit, shtoi zëdhënësi.