Britania e Madhe dhe BE-ja arritën sot një marrëveshje për protokollin për Irlandën e Veriut, konfirmoi një zyrtar i lartë i qeverisë britanike, i paidentifikuar, për një gazetar të “Guardian” të Londrës.
Pak më parë kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka paralajmëruar një konferencë për mediat për pasditen e sotme.
“Këtë pasdite do të mbaj një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen”, njoftoi Sunak në llogarinë e tij në Twitter./FolDrejt/