Ndër temat kryesore gjatë takimit mes kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe presidentit amerikan, Joe Biden në Cornwall është pandemia e koronavirusit.
“Më shumë se 100 milionë doza të tepërta do t’i dorëzohen vitit të ardhshëm”, thotë Johnson, raporton BBC, transmeton FolDrejt.com.
Ai ndjek një premtim të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, i cili kishte pohuar ditë më parë se Amerika do t’iu dhurojë 92 vendeve gjysmë miliardë doza të vaksinave Pfizer.
Pesë milionë dozat e para, Britania do t’i jep në fund të muajit shtator gjersa 25 milionë të tjera deri në fund të vitit.
Ai shpreson se edhe kolegët pjesëmarrës të Samitit të G7, i cili fillon sot, “do të bëjnë premtime të ngjashme në mënyrë që, së bashku, të mund të vaksinojmë botën deri në fund të vitit të ardhshëm”. /FolDrejt.com/