Rt Hon Grant Shapps, sekretar i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë se ushtarët e vendit të tij do ta bëjnë krenar secilin për shërbimin e tyre në Kosovë.
Në fjalimin e tij, ai tha se 200 forca do t’iu bashkohen forcave aktuale paqeruajtëse në Kosovë, përcjell Fol Drejt.
Ky shtim i trupave ndërkombëtare në Kosovë vjen pas sulmit terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.
Pas asaj ngjarjeje, sekretari britanik i mbrojtjes tha se ka pasur kërkesë urgjente të NATO’s për shtimin e forcave.
”Pas një kërkese urgjente të NATO-s, kam autorizuar aktivizimin e një batalioni të ushtarëve britanikë për të ruajtur paqen në Kosovë”.
“Në ditët në vijim, qindra burra dhe gra do të vendosen për të garantuar sigurinë dhe lirinë e të gjithëve në Kosovë dhe e di që do ta bëjnë Mbretërinë e Bashkuar krenare”, ka thënë ai./FolDrejt/