Britania e Madhe do të furnizojë Ukrainën me qindra mijëra copë municione artilerie në vitin 2023, njoftoi zyra e kryeministrit britanik Rishi Sunak.
Sipas deklaratës, Britania e Madhe do të rrisë buxhetin për armatosjen e Ukrainës nga 250 në 304 milionë paund për të siguruar furnizim të pandërprerë me armë në Ukrainë gjatë gjithë vitit të ardhshëm.
Në vitin 2022, Britania e Madhe dërgoi mbi 100,000 copë municion artilerie në Ukrainë, transmeton Fol Drejt.