Presidenti amerikan Joe Biden bëri një “lëvizje të keqe” drejt Britanisë së Madhe duke bllokuar Ben Wallace që të kandidojë për shefin e NATO-s, thanë burime të qeverisë britanike.
Ministri britanik i mbrojtjes ishte i preferuari i shumë vendeve anëtare për të pasuar Jens Stoltenberg, sekretarin aktual të përgjithshëm të NATO-s, në fund të këtij viti, raportoi gazeta britanike “Telegraph”.
Wallace, megjithatë, pranoi të mërkurën se ambicia e tij për të “marrë frenat”, të cilën ai e ka shprehur publikisht disa herë, tani “nuk do të ndodhë”, transmeton Fol Drejt.