I Dërguari i posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka deklaruar se shteti që përfaqëson ka listuar 27 persona nga e mbarë bota, e midis tyre edhe shqiptarë të përfshirë në korrupsion të organizuar.
Kjo ndërmarrje vjen si pasojë e dokumentimit të shumë ndërveprimeve korruptive, midis tjerash edhe si formë ndërgjegjësimi për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, thekson Peach, transmeton Fol Drejt.
“Kjo është vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Mbretëria e Bashkuar ka një sërë mjetesh të vlefshme për të ndaluar individët që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin, përfshirë emigracionin dhe ndërprerjen e lidhjeve ekonomike”, është shprehur Peach.
“Gjithashtu, kemi ngritur “Njësinë e re të Kleptokracisë”, në Agjencinë Kombëtare të Krimit, për të vënë në shënjestër shmangien e sanksioneve dhe aseteve të rusëve të korruptuar, që fshihen në Mbretërinë e Bashkuar”, është shprehur Peach, transmeton Klankosova.tv./FolDrejt/