Grupi mercenar rus Wagner “pothuajse me siguri tani komandon deri në 50,000 luftëtarë në Ukrainë dhe është bërë një komponent kyç i fushatës së Ukrainës”, tha Ministria Britanike e Mbrojtjes, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Grupi paraushtarak u regjistrua zyrtarisht më 27 dhjetor në Rusi si person juridik. Grupi deklaroi aktivitetin e tyre kryesor si “konsulencë menaxheriale”, pa përmendur shërbimet luftarake.
“Nuk është ende e qartë se deri në çfarë mase do të përdoret entiteti ‘PMC Wagner Centre’ për të administruar aktivitetin paraushtarak të Wagner-it,” tha Ministria në përditësimin e saj të fundit të inteligjencës./FolDrejt/