Mbretëria e Bashkuar i ka kërkuar Presidentit rus Vladimir Putin që të rishqyrtojë vendimin e tij për të pezulluar pjesëmarrjen e Rusisë në traktatin e ri të armëve bërthamore START me Shtetet e Bashkuara.
“Kontrolli i armëve është jetik për sigurinë e planetit tonë dhe ky është një shembull tjetër i Putinit që rrezikon sigurinë globale për përfitime politike,” tha zëdhënësi i kryeministrit britanik Rishi Sunak, duke e përshkruar lëvizjen e Putinit si “të nxituar”./FolDrejt/