Britania e Madhe u bëri thirrje vendeve të G7-ës sot që të rrisin presionin ndaj Kremlinit duke dërguar më shumë armë në Ukrainë dhe duke zgjeruar sanksionet kundër Rusisë.
“Shumë e rëndësishme është në këtë kohë që ne të vazhdojmë presionin ndaj Vladimir Putinit duke i dërguar më shumë armë Ukrainës dhe duke zgjeruar sanksionet”, u tha gazetarëve Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, gjatë rrugës për në takimin e ministrave të Jashtëm të G-7, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Uniteti i G-7 ka qenë jetik gjatë kësaj krize për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për ta bërë këtë”, shtoi ajo.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock është nikoqire e takimit tre-ditor në resortin Weissenhaus të Detit Baltik për të diskutuar luftën Rusi-Ukrainë dhe për të trajtuar pasojat e saj rajonale dhe globale.
Në takim, gjithashtu po marrin pjesë ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba dhe ministri i Jashtëm moldav, Nicu Popesku./FolDrejt/