Ministri britanik i Forcave të Armatosura, James Happeu, ka thënë se NATO mund të ndërhyjë në Ukrainë nëse Rusia përdor armë kimike. Kështu e ka cituar redaktori i politikës në gazetën “The Times”, Steven Swinford, në një postim në twitter.
“James Happey paralajmëron se NATO mund të ndërhyjë në Ukrainë nëse Rusia përdor armë kimike”, ka shkruar Swinford. “Putini duhet ta ketë të qartë se kur vendet e tjera kanë përdorur armë kimike, kjo ka shkaktuar një reagim ndërkombëtar”, citohet të ketë thënë ministri britanik.
“Përdorimi i armëve kimike është gjëja më e neveritshme”, ka shtuar tutje ministri britanik sipas Swinford