Britania e Madhe thotë se hapi i Qeverisë Kurti është i mirë, megjithatë taksa duhet të hiqet plotësisht.
Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me heqjen e pjesshme të taksës.
“Kryeministrit i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka biseduar në telefon me presidentin serb Aleksandar Vuçiq: “Kryeministri Johnson e përshëndeti rifillimin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Ai gjithashtu përshëndeti tërheqjen e pjesshme të tarifës së Kosovës nga mallrat nga Serbia dhe inkurajoi një përgjigje pozitive. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të kërkojë heqjen e plotë të tarifave”, thuhet aty.