Britania e Madhe do të ndajë 60 milionë paund për fondin ukrainas të NATO-s, njoftoi sot qeveria e vendit.
Kjo do të sjellë kontributin total të Londrës në fondin e Aleancës në mbi 80 milionë funte, raporton Reuters.
“Ky kontribut i ri është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për t’i ofruar Ukrainës pajisjet dhe trajnimet që i nevojiten,” tha Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, transmeton Fol Drejt.