Qeveria e kryeministrit britanik Rishi Sunak do të shpenzojë pesë miliardë paund shtesë (rreth gjashtë miliardë dollarë) për të rimbushur rezervat e municioneve dhe financimin e fazës së ardhshme të paktit detar SHBA-Australi (AUCUS), njoftoi Reuters.
Sunak, i cili aktualisht ndodhet në SHBA, do të paraqesë qëllimin e tij për të rritur shpenzimet ushtarake në afat të gjatë në 2.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
Sunak tha se rritja e investimeve në ushtri është një mënyrë për të siguruar që Britania “të mos jetë më kurrë e cenueshme ndaj veprimeve të forcave armiqësore”, por disa brenda Partisë Konservatore thonë se është e nevojshme të investohet dy herë më shumë në ushtri për të mbështetur Ukrainën, pa e lënë Britaninë të pambrojtur, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.