Guvernatori i rajonit të Luganskut, Sergei Gaidai, tha dje se forcat ruse kontrollojnë rreth 70 për qind të Severodonetsk, një qytet me rëndësi strategjike në Ukrainën lindore.
Rusia ka marrë nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit industrial ukrainas Severodonetsk, njoftoi sot Ministria Britanike e Mbrojtjes.
Sipas vlerësimeve të Ministrisë, forcat ukrainase ruajtën kontrollin mbi lokacionet në vendkalimet lumore midis Severodonetsk dhe qytetit fqinj Lisichansk, si dhe mbi qytetin Liman, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.