Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe deklaron se për të arritur sukses në fazën aktuale operacionale në ofensivën në Donbas, Rusisë do t’i duhet ose të kryejë veprime ambicioze anësore ose të kryejë aksione sulmuese përtej lumenjve.
Operacionet ushtarake për të kaluar lumenjtë në muajt e ardhshëm me shumë gjasa do të përcaktojnë rrjedhën e luftës në Ukrainë, njoftoi sot Ministria Britanike e Mbrojtjes.
Në raportin e fundit thuhet se çelësi është në sektorin qendror 90 kilometra të gjatë të vijës ndarëse ruse në Donbas, e cila ndodhet në perëndim të lumit Donetsk Verior./FolDrejt/