Britania e Madhe pritet të vendosë sanksione ndaj Rusisë, të martën, në përgjigje të vendimit të Moskës për të njohur dy republika separatiste në rajonin Donbas të Ukrainës.
Burimet qeveritare thanë se Zyra e Jashtme dhe Commonwealth do të përdorin legjislacionin e ri për të vendosur kufizime ndaj njerëzve dhe organizatave të lidhura me shtetin rus, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ata thanë se ky pritej të ishte kësti i parë i sanksioneve që do të “rritej” nëse do të kishte ndonjë lëvizje të trupave ruse në territorin ukrainas.
Më herët, sekretarja e Jashtme, Liz Truss, shkroi në Twitter se “ne nuk do të lejojmë që shkelja e Rusisë ndaj angazhimeve të saj ndërkombëtare të mbetet e pandëshkuar”.
“Nesër do të shpallim sanksione të reja ndaj Rusisë në përgjigje të shkeljes së ligjit ndërkombëtar dhe sulmit ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, ka shkruar Liz Truss.