Qeveria e Britanisë së Madhe njoftoi sot një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë që synon kompanitë e lidhura me vjedhjen e grurit ukrainas dhe ato të përfshira në shpërndarjen e produkteve ruse të energjisë.
Në njoftimin e qeverisë britanike thuhet se Londra sanksionon 86 persona fizikë dhe juridikë të lidhur me vjedhjen dhe rishitjen e grurit ukrainas, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Sanksionet janë drejtuar edhe kundër kompanive të mëdha ruse të angazhuara në prodhimin e energjisë dhe armëve, përfshirë ato të lidhura me kompaninë Rosatom, si dhe kundër pronarit të kompanisë ruse të bakrit, Igor Altushkin./FolDrejt/