Oficerët e lartë ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar janë të shqetësuar se disa trupa britanike, mund të përpiqen t’i bashkohen luftës në Ukrainë.
Javën e kaluar, shefi i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, Gjenerali James Sëift, i dërgoi një mesazh zinxhirit të komandës duke theksuar se personeli ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar “nuk ishte i autorizuar” të udhëtonte atje.
Nëse kishte ndonjë dyshim se trupat po përpiqeshin të shkonin në Ukrainë, tha ai, duhet të raportohej menjëherë në policinë e shërbimit, raporton BBC.
Mesazhi paralajmëronte se nëse personeli ushtarak britanik në shërbim do të shkonte për të luftuar në Ukrainë, ata do të rrezikonin jo vetëm jetën e tyre, por gjithashtu rrezikonin t’i jepnin Rusisë “perceptimin e gabuar” se Britania kishte dërguar trupa për t’u përfshirë në armiqësi.
Shefi i shtabit të mbrojtjes, Admirali Sir Tony Radakin, e ka nënvizuar atë mesazh, duke i thënë BBC-së se ky veprim do të ishte “i paligjshëm dhe i padobishëm”./FolDrejt/