Forcat detare ruse vazhdojnë të bllokojnë brigjet e Ukrainës në Detin e Zi dhe Azov, duke penguar kështu furnizimin e saj në det, njoftoi sot shërbimi i inteligjencës ushtarake britanike.
Forcat detare ruse vazhdojnë të bllokojnë brigjet e Ukrainës në Detin e Zi dhe Azov, duke penguar kështu furnizimin e saj në det, njoftoi sot shërbimi i inteligjencës ushtarake britanike.
Sipas raportit të rregullt të Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, Rusia ka ruajtur aftësinë për të bërë një ulje amfibe, por një operacion i tillë ndoshta do të jetë më i rrezikshëm për shkak të kohës që forcat ukrainase kishin për t’u përgatitur, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.