Kryeministri britanik Rishi Sunak tha sot se Britania do t’i japë Francës 480 milionë paund (577 milionë dollarë) gjatë tre viteve për të investuar në forcat e policisë, teknologjinë dhe inteligjencën për të zvogëluar numrin e azilkërkuesve që mbërrijnë në brigjet e saj.
Sunak e ka bërë një nga pesë prioritetet e tij ndalimin e mbërritjes së anijeve me emigrantë në bregun jugor të Anglisë, raporton Reuters.
“Nuk kemi nevojë ta zgjidhim këtë problem, por ta çrrënjosim atë”, tha Sunak në një konferencë për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris, transmeton Fol Drejt.