Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka zbuluar shifrat më të fundit për ndihmën ushtarake të dërguar në Ukrainë në mes të luftës së vazhdueshme të vendit me Rusinë.
Të dhënat tregojnë se Mbretëria e Bashkuar ka dërguar më shumë se 5,000 raketa antitank për forcat ukrainase së bashku me 1,360 municione anti-strukturore.
Shifrat e fundit tregojnë gjithashtu 4.5 tonelata eksploziv dhe pesë sisteme të mbrojtjes ajrore janë dërguar në shtetin ukrainas, raporton skynews.
“Mbretëria e Bashkuar vazhdon të ofrojë ndihmë ushtarake, ndërsa Ukraina lufton pushtimin e paligjshëm të Presidentit Putin”, shkruan në deklaratë.
Ndryshe, Gjermania ka paralajmëruar se do të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë. /Telegrafi/