Britania do të shpallë sot një ndalim të TikTok në telefonat zyrtarë të qeverisë, pas vendeve të tjera perëndimore që kanë ndaluar tashmë aplikacionin video në pronësi kineze për arsye sigurie.
Ministri i Sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar Tom Tugenhut i ka kërkuar Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike (NCSC) të hetojë aplikacionin kinez TikTok pasi qeveritë në mbarë botën filluan të ndalojnë përdorimin e tij në telefonat zyrtarë, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Qeveria britanike pritet të bëjë një deklaratë në lidhje me sigurinë e pajisjeve të saj sot, njoftoi PA Media./FolDrejt/