“Kremlini deri më tani ka dështuar të arrijë objektivat e tij origjinale”, tha Ministria përmes një postimi në Twitter. Britania shtoi se Rusia është “befasuar nga shkalla dhe egërsia e rezistencës së Ukrainës”.
Ky është paralajmërimi i Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të shtunën, e cila ka publikuar informacionet e përditësuara për situatën në Ukrainë. Sipas tyre ndryshimi i taktikave ruse mund të rezultojë në vdekjen e më shumë civilëve.
“Rusia është detyruar të ndryshojë qasjen e saj operacionale dhe tani po ndjekë një strategji të rrënimit”, tha Ministria e Mbrojtjes.
“Kjo me gjasë do të përfshijë përdorimin pa dallim të fuqisë së zjarrit që do të rezultojë me rritjen e viktimave civile, shkatërrimit të infrastrukturës ukrainase dhe intensifikimit të krizës humanitare”, tha Mbretëria e Bashkuar.