Britania prezantoi sot legjislacionin që do t’i lejojë asaj të mbajë sanksionet kundër Rusisë derisa Moska t’i paguajë reparacionet Kievit dhe njoftoi një mënyrë të re për të përdorur asetet e ngrira për t’i dhuruar ato për të rindërtuar Ukrainën.
Ligji i ri do të thotë se sanksionet mund të përdoren për të paguar kompensim nga Rusia, raportoi Reuters.
“Ndërsa Ukraina vazhdon të mbrohet nga pushtimi rus, pasojat e luftës së Putinit janë të dukshme dhe nevojat për rindërtim të Ukrainës janë dhe do të jenë të mëdha”, tha sekretari i jashtëm britanik James Cleverley./FolDrejt/