Luftimet në Ukrainën lindore do të intensifikohen në dy-tre javët e ardhshme dhe Rusia vazhdon t’i ridrejtojë trupat e saj në atë zonë, njoftoi sot Ministria Britanike e Mbrojtjes në një raport të rregullt ditor.
Sulmet ruse mbeten të përqendruara në pozicionet ukrainase pranë Donetsk dhe Luhansk, me luftime të mëtejshme rreth Kherson dhe Nikolaev, njoftoi shërbimi i inteligjencës ushtarake britanike në Twitter, shkruan Reuters, përcjell FolDrejt.
Sipas raportit britanik, forcat ruse vazhdojnë të tërhiqen nga Bjellorusia, në mënyrë që të rigrupohen në mbështetje të operacioneve në Ukrainën lindore./FolDrejt/