“Bosfori është ende i mbyllur për të gjitha anijet luftarake që nuk i përkasin Turqisë, dhe për këtë arsye Rusia nuk është në gjendje të zëvendësojë kryqëzorin e humbur në Detin e Zi”, sipas një raporti të rregullt nga Ministria Britanike.
Flota ruse e Detit të Zi ka ende aftësinë për të goditur objektivat ukrainas në det dhe në tokë, pavarësisht humbjeve të anijes zbarkuese Saratov dhe kryqëzorit Moska, njoftoi sot Ministria Britanike e Mbrojtjes.
Rreth 20 anije të marinës ruse, duke përfshirë nëndetëse, janë në zonën operative të Detit të Zi, njoftoi ministria në Twitter, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.