Britania ka sanksionuar 12 komandantë ushtarakë rusë dhe biznesmenë iranianë të përfshirë në prodhimin dhe furnizimin e dronëve ushtarakë të përdorur në sulmet me raketa në Ukrainë, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Dronët e prodhuar nga Irani luajtën një rol qendror në sulmet ndaj civilëve, tha qeveria britanike, duke cituar informacionin e SHBA-së që tregon se Irani është bërë një nga mbështetësit kryesorë ushtarakë të Rusisë, duke dërguar qindra dronë në Rusi.
Teherani dhe Moska kanë mohuar akuzat perëndimore se Rusia po përdor dronët iranianë për të sulmuar objektivat në Ukrainë.
“Sulmet e kalkuluara të forcave ruse ndaj qyteteve dhe civilëve të pafajshëm në Ukrainë nuk do të mbeten pa përgjigje”, tha sekretari i jashtëm britanik James Cleverly.
Midis të sanksionuarve është gjeneralmajor Robert Baranov, që besohet të jetë komandanti i një njësie përgjegjëse për programimin dhe shënjestrimin e raketave ruse. /FolDrejt/