Britania ka vënë në shënjestër individë dhe biznese në Iran, Turqi, Dubai, Sllovaki dhe Zvicër në raundin e fundit të sanksioneve për të goditur sistemet mbrojtëse të Rusisë duke ndërprerë aksesin në pajisjet e huaja ushtarake, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë, Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha: “Sanksionet historike të sotme do të zvogëlojnë më tej arsenalin e Rusisë dhe do të mbyllin rrjetën në zinxhirët e furnizimit që mbështesin industrinë e mbrojtjes të [Presidentit] Putin tani në vështirësi”.
Qeveria britanike vendosi 22 sanksione të reja ndaj individëve dhe bizneseve jashtë Rusisë dhe tre kompani ruse që importojnë pajisje elektronike që përdoren për pajisjet ushtarake të Moskës.