Nëse civilët e kapur ukrainas nuk e pranojnë ofertën për t’u larguar nga zona përmes korridoreve të hapura, Rusia ndoshta do ta përdorë këtë si një justifikim për të bërë më pak dallim mes tyre dhe qëllimeve ushtarake ukrainase në atë zonë, theksoi ministria britanike.
Rusia ka bërë përpjekje gjatë 48 orëve të fundit për të rinovuar ofensivën e saj dhe për të avancuar në jug të qytetit ukrainas të Izium, në lindje të vendit, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe.
Qëllimi i saj është të depërtojë më thellë në rajonin e Donjeckut dhe të mbulojë xhepin nga veriu rreth qytetit Severodonetsk, ku po zhvillohen betejat më të mëdha, sipas një raporti të ri të inteligjencës të ministrisë në Twitter, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.