Qeveria britanike do të zgjasë liberalizimin e përkohshëm të tarifave doganore për mallrat e importuara nga Ukraina deri në fillim të vitit 2024.
“Liberalizimi i të gjitha tarifave për importet nga Ukraina do të vazhdojë të zbatohet për të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Komonuelthin e Kombeve”, tha sot në Parlament Ministri i Tregtisë Ndërkombëtare Nigel Huddleston, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Më 19 maj të vitit të kaluar, Parlamenti Evropian miratoi heqjen e detyrimeve doganore për importet e mallrave nga Ukraina për një vit, me qëllim që të ndihmojë ekonominë e vendit për shkak të pushtimit rus./FolDrejt/