Sipas BBC-së Rishi Sunak është favoriti kryesor për të zëvendësuar Liz Truss, pasi kjo e fundit dha dorëheqjen pak ditë më parë, transmeton Fol Drejt.
Sipas burimeve britanike, ky zëvendësim mund ta bëhet këtë pasdite.
Ndërsa rivali i tij më i afërt, ish-kryeministri Boris Johnson, u tërhoq në mënyrë nga gara mbrëmjen e djeshme. .m Johnson tha se kishte mbështetjen e nevojshme për të qëndruar, por një gjë e tillë sipas tij nuk do të ishte “gjëja e duhur për të bërë”.
Deputetët që mbështesnin Johnson kanë nisur të ndryshojnë nominimet për të mbështetur Sunak dhe Mordaunt, transmeton Fol Drejt.
Pas njoftimit të Johnosn për tërheqje nga gara, Sunak e vlerësoi për arritjet e tij si kryeministër, duke thënë se “ai e udhëhoqi Britaninë përmes disa prej sfidave më të vështira me të cilat është përballur vendi ndonjëherë”.
Laburistët kanë përsëritur thirrjen e tyre për zgjedhje të përgjithshme, ashtu si edhe SNP.